Funksionet dhe detyrat e Komisionit te Etikes (KE) dhe Sjelljes ne Institucionin  Arsimore 

 

1. Komisioni i Etikës dhe Sjelljes (komisioni) ka për detyrë:

a) të japë ndihmesën 

për përmirësimin e etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor; b) të shqyrtojë 

ankesat e nxënësve, të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të 

normave të etikës dhe të sjelljes dhe t’i propozojë drejtorit të institucionit masat 

përkatëse;

c) të shqyrtojë shkeljet nga punonjësit dhe nxënësit e institucionit të 

normave të etikës dhe sjelljes. 

2. Komisioni përpiqet fillimisht që palët ta zgjidhin konfliktin me ndërmjetësinë e 

komisionit. 

3. Kryetari i komisionit, bazuar në ankesat e paraqitura, me vendim të komisionit, i 

dërgon një shkresë drejtorit, ku i propozon të zbatojë legjislacionin në fuqi ose 

rregulloren e institucionit ndaj punonjësve ose nxënësve. 

4. Komisioni, bazuar në ankesat që i paraqiten, formulon rregullisht me shkrim për 

drejtorin, përgjithësime të shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes në 

institucion dhe parashtron masat që drejtori do të duhet të ndërmarrë për t’i 

parandaluar ose pakësuar ato. 

5. Kryetari i komisionit, ia dërgon rekomandimet për drejtorin të parashikuara në 

 

pikat 3 dhe 4, edhe kryetarit të bordit dhe kryetarit të këshillit të prindërve.