HISTORIKU

Perpjekjet per mesimin e Gjuhes Shqipe ne treven e Permetit nuk 
kane reshtur edhe para Kongresit te Manastirit. . Qellimi i shoqerive patriotike te krijuara jashte Shqiperise ishte qe te perhapte shkrimin Shqip,te ngrinte shkolla shqipe dhe nepermjet tyre te shtrinte ne masat e gjera popullore . 

Ne fund te shekullit te XIX-te dhe ne fillim te shekullit te XX-te shume nxenes te shkollave Grejke e Turke filluan te mesonin fshehurazi Gjuhen Shqipe. Ne Dhjetor te vitit 1908  patrioti Ali Irfan Permeti bene thirrje per hapjen e shkollave shqipe , iu drejtohet qytetareve permetar qe edhe ata te mos qendronin mbrapa qyteteve te tjere te Shqiperise , por te hapnin menjehere shkollat Shqipe , dhe ja si ju shkruan ai : 

"Po ne Permet duk me qene te gjithe shqiptar perse po mbeti pas nga shoket. Apo nuk e kuptuat rrezikun e gjuhes qe edhe paske humpme memedhene,...sikur te mbesim ne erresire eshte rreziku me i madh na zia e te ngrenit , se na e pa ngrena munt te vdesin 20-30 vete , po na padija vdes nje memedheu me te gjithe".

Me urdher te Kajmekamit te Permetit ne Shkurt 1909 u la e lire qe Gjuha Shqipe te futej edhe ne ruzhdijet e mejtebet qe funksiononin ne kete qytet.

Ne shkollat greke u fut Gjuha Shqipe si gjuhe mesimore dhe gjuha greke kaloi ne plan te dyte.

Klubi shqiptar i Janines suguroi dergimin e mesuesve te Gjuha Shqipe ne disa qendra si ne Permet, Frasher , ku dhe u hapen shkollat e para Shqipe.

Me 11 Mars 1909 qytetaret dhe fshtaret e Permetit  organizuan nje miting te madh ne mbrojtje te Alfabetit Shqip , duke manifestuar neper rruge me brohoritje per alfabetin kombetar. Manifestimi u shoqerua me fjalime patriotike nga mesuesi Hasan Hoxha , Perikli Frasheri , Isuf Imami etj.

Shkollat e para qe u hapen ne qutetin e Permetit funksionuan me veshtiresi jo vetem financiare , nga pengesat qe sillte administrata Turke , por edhe nga paqendrushmeria e e situates politike ne vend. 

Ne shkollat e pare ne Permet jane rregjistruar 250 nxenes...

FOTO